Lajmet e fundit

Kabineti izraelit i luftës është mbledhur për të diskutuar një marrëveshje të mundshme pengjesh me Hamasin.
Ky kabinet përbëhet nga pesë anëtarë: Kryeministri Benjamin Netanyahu, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, ish-ministri i Mbrojtjes Benny Gantz dhe ish-shefi i shtabit të IDF-së Gadi Eisenkot.
Pas mbledhjes së kabinetit të luftës, kabineti i sigurisë i Izraelit, i cili është më i madh se kabineti i luftës, do të mblidhet për të diskutuar marrëveshjen.
Ndërsa pastaj pritet të mblidhet kabineti i plotë i Izraelit – të gjithë ministrat e qeverisë, për të diskutuar marrëveshjen.
Izraeli, Hamasi dhe ShBA-ja janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje që mund të shpallet të martën, e cila do të mundësonte që Hamasi të lirojë 50 gra dhe fëmijë që po i mori peng gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael.
Kjo pritet të realizohet për të mundësuar një pauzë luftimesh për katër deri në pesë ditë, si dhe në këmbim të tre të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite për çdo peng të liruar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.