Piloti japonez Ayumu Iwasa ka triumfuar në garën sprint në Monako të shtunën gjatë ditës.
Ai në krye me ekipin DAMS e siguroi fitoren e tretë në garat e kampionatit Formula 2 sivjet përcjell klankosova.tv.
Iwasa siguroi fitore bindëse ani pse në shumë raste pati inkuadrim të automjetit të sigurisë.
Më këtë fitore japonezi është bërë lider i kampionatit të Formula 2 me 68 pikë, dy me shumë se ndjekësi Theo Pourchaire.
Fredrik Vesti është i treti me 64 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.