Lajmet e fundit
Kroati shkëlqeu të mërkurën mbrëma në Bjellorusi duke ju dhënë katalanëve fitoren me dy golat e tij.

Një Ivan Rakitiq me një gjuajtje të saktë dhe të shpejtë si rrufe dhe me një tjetër të butë e plot bukuri i dha tre pikë Barcelonës në udhëtimin e saj në Bjellorusi. Në të dy golat asistues ishte braziliani Neymar.
Për të kujtuar herën e fundit kur kroati kishte gjetur rrjetën kundërshtare duhet të kthehemi në në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të shkuar.
Një fakt tjetër interesant është edhe ai që ishte lëndimi i Sergi Robertos ai që i dha mundësinë kroatit të tregohet vendimtar. Ylli i lindur në Zvicër nuk ishte titullar në përballjen e Grupit E, duke u inkuadruar vetëm në minutën e 18-të pasi Roberto u desh të largohej nga loja.