Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi të njëjtit në veturën e tij i është gjetur një granatë dore.
Policia në raportin 24 orësh njofton se njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij i është gjetur një granat dore. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.