Piktura e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është vendosur në ballinën e numrit më të ri të suplementit kulturor ''La Lettura''.
Kjo pasi gazeta italiane Corriere della Sera vendosi të befasojë me pikturën e realizuar të agjendës së një dite pune të kryeministrit shqiptar, përcjellë Klan Kosova.
Por, kjo nuk është e gjitha.
Fotografia e tillë ka zë vend tashmë edhe tek italianët e tjerë, pasi pikturën e vendosur për ''La Lettura'' e publikuan dhe në rrjetet sociale, përcjellë Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BUEgPmIlXRt/?taken-by=la_lettura
Në këto foto të postuara nga lexuesit italianë, duket mbi tavolinat e mëngjesit të tyre, suplementi ''La Lettura'' që mban në kopertinë pikturën e një stili tejet të veçantë të Kryeminsitrit Rama.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.