Imitimi stilit të Fredi Merkurit i bëri punë italianit, Damiano Dejvid, që ta marrë zemrën e publikut në garën për këngën më të mirë të kontinentit të vjetër..
Ky me grupin e rockut, Maneskin triumfoi në natën finale të Eurovisionit, duke e mposhtur ngusht137 Francën dhe Zvicrën, që përfaqësohej nga shqiptari, Gjon Muharremaj.
Të entuziazmuar, italianët thanë se roku nuk vdes kurrë. Në konferencën për media , kryesuesi i grupit David u shpreh falënderues ndaj publikut për përkrahjen .
"Jemi me fat që ishim pjesë, sepse me të vërtet eventi ishte mahnitës. Duam të falënderojmë organizatorët, Eurovisioni ka shumë vlerë, kështu që faleminderit shumë të gjithëve", ka thënë Dejvid.
Por çka tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë spektaklit ishte një sekuencë e shkurtër në të cilën kryesuesi i grupit po akuzohet se po përdorte substanca narkotike . E gjë kjo e cila u mohua nga vetë ai në këtë konference.
Kjo është fitorja e tretë e Italisë në Eurovision. Hera e fundit ishte 31 vite më parë, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Yh1JQKGlqKA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.