Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit Kujtim Shala, u takua me ministrin e Italisë për Trashëgimi dhe Aktivitete Kulturore dhe Turizëm, Dario Franceschini.
Gjatë takimit, të dy ministrat theksuan rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të raporteve mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe të vlerave të përbashkëta kulturore.
Shala e falënderoi homologun e tij italian për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për vendin tonë, si dhe për kujdesin që qeveria italiane po tregon për promovimin e vlerave kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh i bindur se këto raporte do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen dhe se dy vendet tona mund të punojnë edhe më tej së bashku për promovimin e vlerave kulturore të popujve tanë, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, siç janë UNESCO-ja, ICCROM-i etj.
Nga ana e tij, ministri italian ndërkaq, theksoi edhe një herë dëshirën e qeverisë dhe të popullit italian për thellimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, si dhe shprehu vullnetin e pakursyer të tij për thellimin e marrëdhënieve mes dy qeverive, si dhe institucioneve të kulturës së të dyja vendeve. Në veçanti, ministri Franceschini theksoi mundësinë e bashkëpunimit në kinematografi, përfshirë edhe bashkëprodhimet filmike, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.