Qeveria italiane, ka miratuar një set ligjesh, të cilat parashohin që të parandalojnë hedhjen e ushqimit në mbeturina, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ky vendim i Qeverisë së Italisë, vjen pasi shteti po humbte sasi të madhe të ushqimit në mbeturina për çdo vit.
Ligji është miratuar nga 181 senatorë, të cilët po ashtu i kanë inkurajuar njerëzit që ta marrin me vete ushqimin që u tepron kur hanë nëpër restorante, ndërsa ligji i obligon supermarketet që ta falin ushqimin e tepërt e të mos e hedhin në mbeturina.
Qëllimi i këtij ligji, është që të zvogëlohet sasia prej pesë milionë tonësh që hidhen për çdo vit, për të paktën një milion ton.
Ministrat italianë, kanë thënë se hedhja e ushqimit po u kushton shtrenjtë bizneseve dhe amvisërive në Itali, për më shumë se 12 miliardë euro për çdo vit.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.