Lajmet e fundit

Italia ka shënuar fitore ndaj Holandës, me rezultat 3-2, kështu duke e zënë vendin e tretë në Ligën e Kombeve.
Italianët kaluan në epërsi qysh në minutën e 6’ me anë të Federico Dimarcos. Golin e dytë e realizoi Davide Frattesi në minutën e 20’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Stefan Bergëijn me një gol të bukur në minutën e 68’ ngushtoi eëprsinë e Italisë.
Italia realizoi edhe golin e tretë në ndeshje me anë të Federico Chiesas, në minutën e 72’.
Tulipanët shënuan edhe njëherë në minutën e 89, me anë të Gini Wijnaldum.
Kështu Italia në fund fitoi me rezultat 3-2.
Ndërkohë në finale do të ballafaqohet Kroacia me Spanjën. /Klankosova.tv.