Lajmet e fundit

Italia e ka mposhtur Anglinë, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.
Golin e fitores për italianët e ka shënuar Giacomo Raspadori, në minutën e 68’, transmeton Klankosova.tv.
Italia, pas fitores, kalon në vendin e dytë, me 8 pikë pas ndeshjeve, derisa Anglia zyrtarisht bie në Ligën B të Ligës së Kombeve, edhe matematikisht, pas pesë ndeshjesh, duke grumbulluar vetëm 2 pikë.
Italia ndeshjen e fundit do ta ketë pikërisht ndaj Hungarisë, për vendin e parë në grup.