727 vdekje nga koronavirusi janë shënuar gjatë ditës së sotme në Itali që është një rënie e dukshme e numrit të vdekjeve, nësë krahasohet me shifrat gjatë ditëve të fundit.
Në fakt, kjo shifër është shifra më e ulët e vdekjeve që është regjistruar nga 26 marsi në Itali.
Megjithatë, numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur me 4782 raste nga 4053 raste të reja sa ishin një ditë më parë, duke çuar numrin total të të infektuarve – që nga shpërthimi i koronavirusit më 21 shkurt – në 110,574.
Në Lombardi, që është edhe epiqendra e shpërthimit, është rritur njëkohësisht edhe numri i vdekjeve edhe i rasteve të reja - krahasuar me ditën e djeshme - duke e ndryshuar kështu trendin e fundit.
Nga të gjithë të infektuarit, 16,847 persona janë shëruar krejtësisht të mërkurën – që është një rritje e numrit të të shëruarve krahasuar me të një dite më parë ku 15,729 persona kishin rezultuar të shëruar.
Italia ka regjistruar më shumë vdekje sesa kudo tjetër në botë dhe përbën rreth 30 për qind të të gjitha vdekjeve globale nga virusi, transmeton Klan Kosova.
Numri më i madh ditor i vdekjeve nga pandemia në Itali është regjistruar të premten e kaluar ku janë shënuar 919 vdekje.
Të shtunën janë regjistruar 889 vdekje, të dielën 756, të hënën 812 dhe të martën 837.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.