Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, paraditen e sotme.
Ata raportohet se u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike pranë një stacioni treni.
Thuhet se karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico dhe u vunë në ndjekje të tyre.
Pas kontrollit, fillimisht në automjetin e tyre me të cilin udhëtonin zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv
Më pas u kryen edhe kontrolle në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s ku u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi, raportojnë mediat italiane.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.