Lajmet e fundit

Italia do të përballet me Spanjën, në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, me fillim nga ora 20:45.
Të dy trajnerët janë duke u përballur me lëndime në prag të kësaj ndeshje, veçanërisht në sulm, pasi Ciro Immobile dhe Andrea Belotti mungojnë për Italinë, teksa Gerard Moreno dhe Alvaro Morata te Spanja.
Kjo ka bërë që Roberto Mancini dhe Luis Enrique të shkojnë në një formacion 4-3-3.
Lorenzo Insigne, Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi janë zgjedhjet e Italisë në sulm, ndërsa Spanja me Mikel Oyarzabal, Ferran Torres dhe Pablo Sarabia.
Spanja gjithashtu hodhi talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Gavi direkt në formacionin startues, duke e bërë atë debutuesin më të ri ndonjëherë për Spanjën.
Italia ka fituar vetëm një nga nëntë takimet me fundit me Spanjën. /Klankosova.tv/.
Formacionet zyrtare:
https://twitter.com/Azzurri/status/1445805933993631744
https://twitter.com/SeFutbol/status/1445807606010896385