Një 56-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një veturë në Itali.
Mediat italiane raportojnë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Fano në provincën e Pesaros.
Shkaktare e këtij aksidenti sipas këtyre mediave është një 35-vjeçare, e cila kishte vozitur në gjendje të dehur, transmeton Klankosova.tv
Viktima ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë.
Shqiptare raportohet se është goditur nga një veturë Smart.
35-vjeçarja italiane e cila kishte vozitur veturën në gjendje të dehur nuk kishte arritur ta ndalte me kohë.
Shoferja është ndalur menjëherë për të ofruar ndihmë.
Ajo gjithashtu kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore për t'i ofruar viktimës.
Punonjësit e policisë rrugore të Caglit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.