Katër zyrtarë të policisë, kanë gatuar pasta për një çift të vjetër, pasi që vetmia dhe lajmet e trishtueshme në televizion, u kanë shkaktuar të moshuarve stres dhe janë dëgjuar duke qarë.
84 vjeçarja Jole dhe 94 vjeçari Michele, janë dëgjuar i kanë thënë policisë se askush nuk i kishte vizituar prej muajsh dhe se ishin të dëshpëruar e të mërzitur për situatën në të cilën ndodhet bota.
Por, në këtë kohë lajmesh të trishta, katër policë kanë trokitur në derën e të moshuarve dhe kanë vendosur t’i ngushëllojnë duke përgatitur për ta njërën ndër pjatat më të famshme në Itali: pasta dhe parmezan, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.