Lajmet e fundit

Dy tonë kokainë janë kapur nga Guardia di Finanza në Itali.
Vlera e drogës kap shifrën e 400 milionë eurove.
Sipas raportimit të mediave italiane, substanca narkotike u kap në brigjet lindore të Sicilisë.
Droga ishte futur në 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje me ndriçim dhe ato ishin të lidhura me rrjeta.
Kjo u bë për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë.
Sipas njoftimit të autoriteteve, mendohet se ka qenë një anije tjetër që e ka hedhur drogën në det për t’u marrë nga trafikantë të tjerë të cilët do ta nxirrnin në breg.
Akoma nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me rastin.
Policia ka nisur hetimet/ Klankosova.tv