Fëmijëve italianë u është thënë të mos shkojnë në shkollë nëse nuk mund të provojnë se janë vaksinuar siç duhet.
Ky vendim vjen pas disa muajsh të debatit kombëtar mbi vaksinimin e detyrueshëm në Itali.
Prindërit rrezikojnë të gjobiten deri në 500 euro, nëse dërgojnë fëmijët e tyre të pavaksinuar në shkollë.
Ligji i ri erdhi pas rritjes së numrit në rastet e fruthit - por zyrtarët italianë thonë se shifrat e vaksinimit janë përmirësuar që kur ligji hyri në fuçi.
Nën ligjin e ashtuquajtur Ligji i Lorenzit - i quajtur sipas ish-ministrit të shëndetësisë që e paraqiti atë - fëmijët duhet të marrin një sërë imunizimesh të detyrueshme përpara se të ndjekin shkollën.
Ato përfshijnë vaksinat për dhenjtë, polio, fruthin, shyta, dhe rubeolën.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.