Skuadra e Lecces është nikoqire e Empolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11-të në Serie A.
Në të dyja këto ekipe luajnë dy shqiptarë nga Kosova, të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.
Ylber Ramadani me Leccen nuk i kanë punët aspak mirë, pasi renditen të fundit në kampionatin italian, me 8 pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe Venezia dhe Monza.
Nga ana tjetër Empoli i Ardian Ismajlit zë vendin e 11-të me 14 pikë, sa ka edhe Torino një pozitë më lartë.
Ky duel fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.
Komentator, Arbon Flugaj!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.