Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me bashkëpunëtorë.
Ata kanë zhvilluar takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e këtij departamenti, Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës se Asistencës Teknike në Uashington.
“Diskutimet kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në ngritjen e kapaciteteve të BQK-së”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.
Ismaili ka shprehur falënderim për ndihmën amerikane për zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në këtë takim janë diskutuar mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.
[caption id="attachment_2289000" align="alignnone" width="640"]

Ahmet Ismaili, Guvernator i Bankës Qendrore ë Kosovës në Departamentin e Thesarit të ShBA-së[/caption]
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.