Ismail Kadare është i ftuar në Festivalin e 14 të Letrave Shqipe, që po zhvillohet në Pejë, për nder të poetit Azem Shkreli, ndërsa gjatë ditës së nesërme Kadare do të shpallet “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.
Festivali ka nisur sot, e aktivitetet do të përfundojnë nesër në mbrëmje.
“Gjatë ditës ka pas tribuna tematike. Në mbrëmje ishte takimi i zotit Kadare me lexuesit e tij ka pasur interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Pejës”, tha zëdhënësi i komunë së Pejës Engelberg Zefaj në emisionin Ora e Fundit.
Ismail Kadare në qëndrimin e tij dyditor do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit “Bulëzat”, dhe atij “Azem Shkreli”, ndërsa nesër në ora 17:00 do të inaugurohet edhe këndi i Ismail Kadaresë në bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë.
Poezitë e Azem Shkrelit janë përkthyer në shumë gjuhë, si dhe kanë shënuar njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.