Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ka publikuar një fotografi me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadarenë me të cilin e ka shijuar një kafe mëngjesin e sotëm në Paris.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Kadarenë kanë biseduar për ceremoninë e ardhshme pas bërjes së tij Oficer i Madh i Legjionit të Nderit nga presidenti francez.
“Kënaqësia e kafes së mëngjesit sot në Paris me Ismail Kadarenë, pas ditëlindjes së tij para pak ditësh, për të këmbyer të rejat e fundit dhe për të biseduar për ceremoninë e ardhshme pas bërjes së tij Oficer i Madh i Legjionit të Nderit nga presidenti Macron !”, ka shkruar ai./ Klan Kosova
https://twitter.com/dritan_tola/status/1225031838432972806
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.