Lajmet e fundit

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve për kualifikim në kampionatin botëror, Rusia 2018.
Është Islanda që luan këtë ndeshje si vendas, prej ku edhe kërkon kualifikimin direkt për në botëror, njofton Klan Kosova.
Me fitoren e mundshme ndaj Kosovës, Islanda do të bëhej vendi më i vogël me popullsi që është kualifikuar në këtë ngjarje sportive.
Aktualisht rekordin e mbajnë Trinidad dhe Tobago me popullsi prej 1.3 milion banorësh. Ky vend kishte marrë pjesën në Kupën e Botës, Gjermania 2006.
Kurse shteti evropian që ka marrë pjesë në kampionatin botëror është Irlanda e Veriut.
Islanda dhe Kosova ndeshen sonte në Laugardalur në Reykjavik nis nga ora 20:45.