Shteti Islamik ka dërguar kërcënime me jetë për shefin e Facebook Mark Zuckerberg dhe atë të Tëitter Jack Dorsey, në një video që tregon fotografi të shpuara nga plumbat, duke u tallur me tentimin e platformave online për të ndaluar përbmbajtjet terroriste.
Në videon 25 minutësh, ISIS pretendon se do të luftojë kundër gjigantëve të mediave sociale që tentojnë të mbyllin llogaritë e lidhura me këto organizata.
Videoja është kërcënim direkt për ndërmarrësit duke i cilësuar si aleatë të “Qeverisë Kryqtare Amerikane”.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.