Lajmet e fundit

Emërimi zyrtar i Donald Trump si kandidat republikan, për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka rritur shanset për fitore të tij por për të ardhmen e vendit dicka e tillë për dikë është një frikë e madhë nëse jo për të gjithë amerikanët.
Por Cape Breton siç duket është zgjidhja e amerikanëve që jetojnë me një frikë të tillë, nëse Trump do të futet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
Ishulli Canadian, është pjesë e Nova Scotia është parë të ketë rritje të interesit të vizitorëve, në saj të një titulli në një faqe interneti.
‘’Cape Breton, nëse Donald Trump fiton’’, është titulli që po tërheq të gjithë turistët për ta vizituar këtë vend nëse kandidati republikan me të vërtetë shpallet fitues.
Fillimisht në këtë faqe të internetit shkruhej:
‘’Hej amerikanë, Donald Trump mund të bëhet president i vendit tuaj. Nëse kjo ndodh dhe ju dëshironi të largoheni nga ai ferr, në ju sugjerojmë për të shkuar në ishullin Cape Breton’’.
Diçka e tillë sipas radiove lokale është bërë edhe në përpjekje për të rritur numrin e vizitorëve apo popullsisë në ishullin Canadian, Cape Breton, përcjellë Klan Kosova.
Ndonëse titulli përmban një referencë më të detajuar, brenda faqes shkruante si vijon:
‘’Mirësevini!
Ne përulemi mbi një milion njerëz nga e gjithë bota që vijnë për të mësuar më shumë për ishullin tonë. Por e vërteta është se ne mirëpresim të gjithë, pa marrë parasysh se kë e mbështetni ju; qoftë ai demokrat, republikan apo mbështetës i Donald Trump.
Hidhni një sy përreth vendit, ka shumë mrekulli për të zbuluar këtu dhe për t’i vizituar, duke punuar, ose jetuar në Ishullin Cape Breton Për informata më të hollësishme, ju mund të shikoni në qendrën e re në internet për të gjitha gjërat CB!’’