Lajmet e fundit

Kali që besohet se ishte më i vjetri në botë ka ngordhur. Orchid, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në Remus Horse Sanctuary, në Essex.
Në janar të këtij viti kafsha festoi ditëlindjen e 50-të ku kishte marr shumë kartolina urimi. Sue Burton, themelues i ndërtesës thotë se “Orchid ishte e bukur”.
“Ajo kaloi kohë të lumtura këtu, dhe dukej lehtë, sidomos me mikun e saj të ri Guinness, dhe kemi shumë kujtime dhe foto të bukura me të”, thotë Burton. Orchid u dërgua në Remus Horse Sanctuary në qershor të 2014, në gjendje të rëndë.