Lajmet e fundit

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë ishin në patrullë. Ata kanë vërejtur një person i cili ishte i shpallur në kërkim policor.
I dyshuari, sapo ka vërejtur policinë, ka tentuar të ikë, mirëpo është kapur dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.
“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policor dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv