Një 48-vjeçar nga Turqia u arrestua në Tiranë nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij.
Në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”.
48-vjeçari Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.