Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron ka hedhur poshtë një incident në të cilin gruaja e tij, Brigitte dukej se e goditi atë ndërsa çifti mbërriti në Vietnam në fillimin e një turneu në Azinë Juglindore.
Në videon e cila është bërë virale në “X”, Brigitte dukej se e shtyu burrin e saj përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial, transmeton Klankosova.tv.
Një zyrtar i Elysee hodhi poshtë pretendimet për një goditje, duke mohuar se ka pasur debat mes çiftit, i cili është i martuar që nga viti 2007.
“Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po pushonin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit duke qeshur. Ishte një moment afërsie”, tha zyrtari, sipas Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Vizita e Macronit në Vietnam, e para nga një president francez në pothuajse një dekadë, vjen pasi ai synon të rrisë ndikimin e Francës në ish-koloninë e saj.
https://klankosova.tv/incidenti-qe-po-ben-buje-macroni-goditet-papritmas-nga-bashkeshortja-video/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.