Një 13 vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëndruar për më shumë se dy javë në spital, pasi e kishte djegur rëndë qafën dhe krahun e djathtë, përderisa u përpoq të realizonte një video për ta publikuar në TikTok.
Sipas familjarëve të vajzës, incidenti ndodhi në banjën e shtëpisë së tyre, ku ajo tentoi të kopjonte një lloj të videos që është bërë e famshme në TikTok. Ajo kishte për të ndezur një zjarr në pasqyrë, ku paraprakisht e kishte vendosur një lëng që është i ndezshëm.
"Destini solli në banjë një qiri, çakmak dhe shishe me alkool, i cili shpërtheu në hapësirën e ajrosur dobët, duke i vënë flakën asaj dhe sendeve të tjera. Kur ne e morëm telefonin e Destinit, videoja për Tiktok ishte ende duke u regjistruar ", ka thënë nëna e vajzës, Kimberly Cranem, për ABC Neës, përcjell Klankosova.tv
Destini Crane po vazhdon të qëndrojë në kujdesin intensiv, ku familja e saj thotë se lëndimet e saj janë vështirë të rikuperueshme.
"Për shkak të djegieve,ajo nuk do të ketë mundësi të lëvizë shumë", ka thënë Andrea Crane.
Mosha minimale për përdorim të aplikacionit TikTok është 13 vjeç. Për fëmijët e kësaj moshe preferohet që të përcjellen nga prindërit lidhur me videot që i publikojnë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.