Lajmet e fundit

Një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së është burgosur për më shumë se katër vjet pasi ka punuar për një oligark rus i cili është nën sanksionet e ShBA-së.
Charles McGonigal është gjobitur gjithashtu me 40,000 dollarë.
Gjyqtarja Jennifer H Rearden, e ulur në një gjykatë federale në Manhattan, dha dënimin pasi prokuroria e cilësoi krimin e McGonigal si një grabitje lakmitare të parave, e cila përdori njohuritë që ai fitoi në karrierën e tij në FBI për të rehatuar industrialistin miliarder Oleg Deripaska.
Rusi ka qenë nën sanksionet e ShBA-së që nga viti 2018 për arsye që lidhen me okupimin e Krimesë nga Rusia.
Prokurorët thanë se McGonigal po përpiqej të ndihmonte Deripaskën të dilte nga lista e sanksioneve.
Gjykata e Qarkut e ShBA-së për Distriktin e Kolumbisë ka konfirmuar sanksionet kundër oligarkut rus, duke gjetur se kishte prova se ai vepronte si agjent i presidentit rus Vladimir Putin.
McGonigal tha se kishte një ndjenjë të thellë pendimi dhe se i vjen keq për veprimet e tij".
Ai shtoi: “Unë e kuptoj më shumë se kurrë që kam tradhtuar besimin e njerëzve të afërt me mua. Për pjesën tjetër të jetës sime do të luftoj për të rifituar atë besim".