Lajmet e fundit

37 vjeçarja, e përshkroi kushëririn e saj, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, si "një nga njerëzit më të mirë që do të donit ta takonit ndonjëherë". "Ai ishte gjithmonë i qeshur dhe i kujdesshëm për të gjithë", ka vazhduar duke shkruar ajo, përderisa postimit i ka bashkëngjitur edhe një foto ku duken të dy bashkë, teksa ka thënë se ai ishte një baba i shkëlqyer për djalin e tij dhe kujdesej mirë për biznesin e tij. Samuels, e cila doli nga "RHOP" pas një sezoni dramatik duke u përfshirë një luftë fizike me bashkë-yllin Candice Dillard, mori mbështetje edhe nga tifozët dhe kolegët e saj të këtij reality shou, pasi publikimit tw humbjes së saj. "Dërgimi i lutjeve në rrugën tënde", ka komentuar ylli tjetër i "RHOP", Karen Hugern në postimin e ish-koleges së saj. Po ashtu, Samuels, ngushëllime ka pranuar edhe nga ylli i " Real Housewives of Dallas", D'Andra Simmons, e cila i ka shkruar "Unë po dërgoj lutje për dhimbjen tënde". "Ne jetojmë në një botë të keqe ku jeta nuk vlerësohet më dhe është e trishtueshme", ka përfunduar protagonistja e reality shout ‘Gra të vërteta të Potomac’, teksa u ka kërkuar adhuruesve të saj që të luten së bashku në postimin e saj në Instagram, transmeton Klan Kosova.