Sezoni i ri futbollistik në ligat italiane të futbollit filloi mbrëmë me duelet e Serie B dhe Serie C.
Ndeshja e parë në program ishte ajo mes Pescara dhe Cesena, e vlefshme për divizionin e dytë italian.
Dueli që përfundoi me rezultatin 3:1 në të mirë të Cesena pati një golashënues të mirënjohur për ndjekësit e futbollit kosovar.
Ishte spanjolli, Jalen Miller Blesa i cili në minutën e 31-të të takimit realizoi për epërsinë 1-0 të bardhezinjëve të Cesenas, për të cilët në këtë takim gol shënoi edhe futbollisti nga Shqipëria, Cristian Shpendi.
Blesa kishte qenë pjesë e Rahovecit fillimisht në Ligën e Parë të Kosovës, teksa më pas ishte paraqitur tek Prishtina, duke shënuar 14 gola në 40 paraqitje.
Sulmuesi 24 vjeçar pas Prishtinës luajti për një periudhë të shkurtër në Rumani dhe Gjeorgji, teksa këtë verë gjeti shtëpi të re në Serie B të Italisë./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.