Ish-sulmuesi i Arsenalit, Billy Vigar, ka vdekur në moshën 21-vjeçare pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru, ndërsa luante për Chinchester City.
Ai u desh të vendosej në komë të induktuar pas lëndimit në ndeshjen e së shtunës në Premier League Isthmian League kundër Wingate dhe Finchley, raporton Sky Sports, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë të familjes së Vigar, thuhet: “Pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru të shtunën e kaluar, ai u vu në komë të induktuar. Të martën ai kishte nevojë për një operacion, por dëmtimi rezultoi të jetë shumë i rëndë për të dhe ai vdiq të enjten në mëngjes”.
Vigar, i cili luajti gjithashtu për Derby, Hastings dhe Eastbourne Borough, kaloi nëpër akademinë e Arsenalit përpara se të nënshkruante kontrata profesionale në vitin 2022, me Gunners që e përshkruanin atë si "të shpejtë, të fuqishëm dhe të vendosur fort".
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.