Lajmet e fundit

Divorcet në shekullin në të cilin jetojmë janë shumë të shpeshta.
Por si mund ta vërejnë një çift ose shoqëria që martesa e tyre nuk do të zgjasë, transmeton Klan Kosova.
Shoqërueset e nuses kanë shpjeguar se si e kanë ditur që martesa e shoqes së tyre nuk do të zgjasë shumë.
Revista Cosmopolitan ka intervistuar ish shoqërueset e nuseve që të tregojnë për momentin kur e kanë kuptuar se dasma e shoqes së tyre nuk do të zgjasë.
Një grua, e quajtur Sally, e ka përshkruar se shoqja e saj dhe i fejuari kishin debatuar rëndë natën e fejesës kështu që ajo i kishte shkruar një burri tjetër në festën e beqarisë.
“Ai ishte shumë i dashuruar, e shikonte në sy, por mund ta dalloja që kishte dhimbje. Kjo pasi ajo nuk e shikonte kurrë”.
“As gjatë vallëzimit, as gjatë darkës ose kur ngiste dolli për një puthje dhe ajo e refuzonte”.
Martesa e tyre zgjati vetëm tre muaj dhe askush nuk u surpriza.
Kurse Anna, një shoqëruese tjetër e nuses, u shpreh se shoqja e saj i bërtiste dhëndrit pasi ai kishte harruar botimet et ij dhe e pyeste tërë kohën nëse duhej të martohej apo jo.
“Ajo më thoshte që kanë shpenzuar 20 mijë dollarë për ditën e dasmës e tani ishte shumë vonë. Ata u divorcuan një vit pas”, u shpreh Anna.
Një shoqëruese tjetër nusesh, Calli, u shpreh se shoqën e saj e kishte vërejtur dhëndri duke i dërguar selfie ish të dashurit të saj.
Një natë përpara martesës një nuse kishte harruar telefonin në shtëpinë e një burri tjetër.
“Kurrë nuk i thash asnjë fjalë burrit të saj. E dija që do e kuptonte vet e më në fund e kuptoi. Pas disa vite martesë dhe një fëmijë, ai e kapi atë duke folur me një burrë në Skype të cilit ia tregonte gjoksin”.
Por një histori më e çmendur, është e Harloëe, kur shoqja e saj ditën e martesës i tha asaj që e dashuron.