Lajmet e fundit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është intervistuar nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, pasi ai publikoi dhe më pas fshiu një postim në rrjetet sociale që republikanët e konsideronin si nxitje për dhunë kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Comey u mor në pyetje përreth një or në selinë e agjencisë së zbatimit të ligjit në Uashington DC dhe nuk u mbajt në paraburgim.
Kjo vjen një ditë pasi ai postoi në Instagram një foto të guaskave të detit ku shkruheshin numrat "8647", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Numri 86 është një term zhargon, përkufizimet e të cilit përfshijnë "të refuzosh" ose "të heqësh qafe", megjithatë, kohët e fundit është përdorur si term që do të thotë "vras".
Përmes një postimi Corney tha se është kundër çdo lloj dhune dhe nuk e dinte se fotografinë do ta lidhnin me të."Nuk e dija që disa njerëz i lidhin këto shifra me dhunën. Nuk më shkoi kurrë ndërmend, por unë jam kundër dhunës së çdo lloji, kështu që e hoqa postimin." / Klankosova.tv