Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me të tjerët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kjo masë sigurie ndaj Thaçit është vazhduar edhe për dy muaj, transmeton Klankosova.tv
Vendimi është marrë dje nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Kujtojmë se Gjykata Speciale në fund të muajit të kaluar kishte vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.
Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, janë caktuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurti.
Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt.
Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.