Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri u mor në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK.
Top Channel raporton se ai u paraqit në SPAK në orën 09:30, ndërsa u pyet në lidhje me dosjen për “21 Janarin” për më shumë se një orë.
“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, deklaroi ai pasi doli nga SPAK-u, transmeton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.