Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kurti e ka uruar Hetemin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit, detyrë në të cilën shërbeu deri në fund të mandatit”, thuhet në komunikatë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.