Gjykata e Lartë në Tajlandë ka vendosur që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra duhet të vuajë një vit burg, pasi e ka kryer në mënyrë të paligjshme një pjesë të dënimit në spital në vend të burgut.
Thaksin, 76 vjeç, u dënua për korrupsion pas rikthimit nga mërgimi në vitin 2023. Fillimisht mori falje mbretërore dhe dënimi iu ul në një vit. Por në vend që të qëndronte në burg, ai u transferua menjëherë në një repart luksoz spitali, ku qëndroi 6 muaj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata e quajti këtë shkelje të ligjit dhe kërkoi që ai të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin.
Thaksin mbetet një figurë e rëndësishme në politikën tajlandeze. Vajza e tij, Paetongtarn, tha se familja do të vazhdojë angazhimin në politikë përmes partisë së tyre, Pheu Thai.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.