Në vitin 2027, Shqipëria dhe Serbia do ta bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian në kategorinë U 21.
"Dritën jeshile" UEFA pritet ta japë zyrtarisht më 16 dhjetor.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë ekskluzive në Sports Show në Klan Kosova, shfaqi hezitimin e tij lidhur me këtë projekt.
Por, tha se qëllimet e presidentit të FSHF-së, Armando Duka, janë të mira.
"Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta", tha Cana në Klan Kosova.
Kjo ngjarja ka ngjallur reagime të shumta gjithandej trojeve shqiptare, duke u kundërshtuar në mënyrë kategorike.
https://www.youtube.com/watch?v=1YgCuXFeP_c
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.