Lajmet e fundit

33 ish-kandidatë të Zgjedhje Lokale të Tetorit të vitit të kaluar kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj kërkesën e tyre të përbashkët për rinumërim të votave të këtyre zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur njëri nga ish-kandidatët, Bashkim Fazliu, i cili tha se kjo ka ndodhur bazuar në dyshimin nga gjetjet e rinumërimit dhe hetimeve të 28dhjetorit, pasi siç ka thënë ai, komisionerët janë pothuajse të njëjtë.
“Kam dorëzuar edhe kërkesën në KQZ. Njëherit janë njoftuar me këto kërkesa edhe zyrat ndërkombëtare në Kosovë: OSBE, Zyrja e Këshillit të Europës dhe Zyrja e Komisionit Europian”, ka shkruar ai./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/peticioni-ne-ferizaj-ish-kandidatet-kerkojne-rinumerim-video1/