19.04.2019 · përditësuar para 2641 dite1 min lexim
Andrew Garfield ëndrron për t’u bërë baba.
Ndërsa ai iu përgjigj fansave në Twitter, aktori 35 vjeçar foli për shpresat e tij në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.
Andrew u pyet: “Cila është ëndrra jote?
“Ëndrra ime është të jem baba i një fëmije, në jetën reale jo vetëm në filmat imagjinar”, tha ai.
Aktori së fundmi është i lidhur me irlandezen Aisling Bea, pasi ata u panë bashkë duke shijuar një performancë të Hamilton në Londër.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.