Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë, që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën.
Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today” ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes po e përdorë presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi.
“Serbia është 99% në anë të Kinës dhe Rusisë, këtë e ka dëshmuar. Mendoj që armatosja e Serbisë vjen për arsye se politika e saj shoviniste, nacionaliste nuk ka lëvizur nga kursi i tyre”, u shpreh Kastrati në Klan Kosova.
Ndërsa sa i përket blerjes së raketave nga Kina, Kastrati tha se kjo përbën rrezik për Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=w20pWkYhuOk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.