Një ish-efektiv i forcave RENEA, është vetëplagosur me armë në zonën e Insitutit në Tiranë.
Sipas të njëjtave burime të Lapsi, 37-vjeçari e kishte armën me leje, përcjell klankosova.tv.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se po kryente manovra me armën kur ajo është shkrehur.
I plagosuri është dërguar në spital.
“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” , njofton policia.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.