Lajmet e fundit

Ish-drejtori i Kabinetit të Lulzim Bashës i bashkohet ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dorian Teliti i është bashkuar e Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve. Teliti është në mesin e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.
Hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu kurse slogani është: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. 1800 delegatë të Kuvendit të PD do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bien në sy edhe rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.
Mes emrave të 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, të zbardhur nga Abc, janë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj./abcnews/.