Ish-diplomati Blerim Canaj sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
Canaj ka ngritur shqetësime për mungesën e llogaridhënies në rast se Kuvendi nuk funksionon.
“Nëse nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk formohet Qeveria, më 4 mars ne nuk do të kemi as President dhe po i bie që ne do të kemi një kryeministër në detyrë nga një qeverisje e stërzgjatur dhe i kemi disa ministra në detyrë, të cilët jam shumë i sigurt që pastaj, për shkak se është nevoja e buxhetit dhe e shumë nevojave që i ka ky shtet dhe jemi mësuar të shohim se si shpërndahet buxheti pa e pyetur askënd dhe kur nuk kemi Kuvend, kujt do t’i jap llogari një qeveri në detyrë”, tha ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=XfYvQMgq_98&t=2s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.