Suela Kapllani-Harasani, gruaja e ish-deputetit të PS-së, Andis Harasani, ka reaguar për vdekjen e bashkëshortit të tij.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Andisi kishte luftuar për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë, sipas saj, që e karakterizonte gjithmonë, duke bërë të ditur se i ndjeri pati kancer.
"Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë.
"Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor te pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!", ka thënë Suela. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.