Sam Bankman-Fried, ish-bosi i FTX-së, kompania e dështuar e shkëmbimit të kriptovalutave, ka arritur me aeroplan në Nju Jork nga Bahamas për t’u përballur me akuzat për mashtrim.
Bankman-Fried u ekstradua nën dyshimin e bërjes të “një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë e Amerikës”, thonë autoritetet amerikane.
Ky i fundit, i cili mohon këto akuza, do të paraqitet në gjykatë gjatë ditës.
Mirëpo, dy ish-ortakët e tij janë shpallur fajtorë për akuzat e njëjta.
Bashkëthemeluesit e FTX, Gary Wang dhe Caroline Ellison, u akuzuan për "rolin e tyre në mashtrimet që kontribuuan për kolapsimin e FTX”, njofton avokati Damian Williams.
Të dy ata tash po bashkëpunojnë me Qarkun Jugor të Nju Jorkut, tha Williams gjatë publikimit të dokumenteve të gjyqit, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.
"Samuel Bankman-Fried ndodhet nën vëzhgimin e FBI-së dhe do të transferohet drejt në Qarkun Jugor të Nju Jorkut për t’u paraqitur në gjykatë sa më shpejt që është e mundur. Ne po lëvizim shpejt dhe durimi jonë nuk është i përjetshëm”, tha Williams.
FTX ka paraqitur falimentimit, në këtë mënyrë duke ua pamundësuar tërheqjen e fondeve shumë njerëzve.
Sipas një dosjeje të gjykatës, FTX u ka borxh kreditorëve rreth 3.1 miliardë dollarë. /Klankosova.tv
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.