Lajmet e fundit

Isco mbrëmë shënoi një gol të rëndësishëm për t’i mbytur shpresat e Atletikos për finalen e Ligës së Kampionëve, andaj e meriton që të startojë në Cardiff kundër Juventusit.
Spanjolli kishte qenë pjesë e Real Madridit edhe në finalet e vitit 2014 dhe 2016 por në të dyjat kishte shërbyer si zëvendësim.
Në Lisbonë, kundër Atleticos, ai kishte hyrë në lojë në minutën e 59-të për Sami Kheidrën, ndërsa vitin e kaluar në Milan, ai e kishte zëvendësuar Toni Kroosin, 18 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Madridi i kishte fituar të dy ndeshjet, të parën në kohë shtesë ndërkaq të dytën në penalti, por Isco me performancat e tij dhe formën aktuale e meriton të jetë titullar në finalen që do të zhvillohet në Millennium Stadium.