Lajmet e fundit
23 vjeçari parashikon përballje të fortë me skuadrën kampione të Francës, por beson se mund ta fitojnë ndeshjen.

Isco e ka paralajmëruar Real Madridin që kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain, do ta ndëshkojë gabimin më të vogël.
Lideri i La Ligës udhëton në Parc des Princes, të mërkurën, për t’u përballur me kampionin e Ligue 1.
Isco ka parashikuar një përballje të fortë mes dy skuadrave, ndërsa mendon se Los Blancos kanë mundësi për fitore.
“Ata kanë lojtarë të mëdhenj, që mund ta vendosin ndeshjen në një moment”.
“Prandaj jam shumë i lumtur që do të përballemi me ta, në një ndeshje të cilën do ta vendosin detajet”.
“Nuk mendoj që do të ketë shumë gola, por shpresoj që sado që të shënohen, të jenë nga ne”.